11 fëmijë të heronjve dhe dëshmorëve marrin statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

11 fëmijë të heronjve dhe dëshmorëve marrin statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

11 fëmijë jetimë kanë marrë sot statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Bëhet fjalë për fëmijë të mjekëve apo infermierëve dhe jo vetëm, që kanë rënë në krye të detyrës, të cilët do të kenë tashmë mbështetjen e qeverisë, një paketë mbështetje.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, shpjegoi dhe çfarë përmban paketa e mbështetjes për fëmijët e heronjve:

Trajtim financiar me pagën e prindit që ka humbur jetën gjatë gjithë viteve të fëmijërisë deri në 25 vjec, nese femija vendos te vazhdoje arsimin e lare.

Mbështetje për arsimin, kujdes shëndetësor e mbrojtje sociale.

Bursa për ndjekjen e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike e tekste shkollore falas.

Bursë të plotë e janë të përjashtuar nga tarifat vjetore në institucionet publike të arsimit të lartë. Mbështetje për punësim në administratën publike apo biznes privat. Asgjë nuk mund të kompensojnë humbjen e një prindi apo dhimbjen që lë pas mungesa e një prindi. Mbështetja e qeverise më e pakta që mund të bëjmë në shenjë respekti për atë që ata dhanë për vendin.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si përmbushje të amanetit se fëmijët e heronjve nuk do të lihen asnjë moment vetëm, duke u marrë nën përkujdesje ata do të financohen nga shteti deri në moshën e përfundimit të studimeve të larta.

Janë pikërisht njerëzit e zakonshëm dhe autorët e akteve më të jashtëzakonshme të vetëmohimi, për t’u bërë mburojë e shoqërisë. Të tillë ishin edhe njerëzit tuaj më të shtrenjtë, prindërit tuaj, të cilët jetojnë në kujtimet tuaja dhe në kujtesën tuja. Ata lanë pas jo vetëm shembullin e tyre, por edhe amanetin e heshtur për ne, që mos t’iu lëmë për asnjë çaste vetëm. Ky takim sot është për ta shpallur edhe publikisht atë amanet, i cili u kthye në zotimin tonë dhe u bë ligji i parë i këtij mandati të tretë. Sot jemi këtu për të kujtuar prindërit tuaj me fjalët e amanetit të përmbushur dhe për t’i thënë aty se kujtimi i tyre i paharrueshëm u bë shtysa jonë e madhe, por edhe të gjithë Shqipërisë, se republika jonë nuk i lë vetëm fëmijët e heronjve.

Sot statusi i këtyre fëmijëve nuk është një zotim, por një risi.  Statusi i veçantë parashiko edhe marrjen e shëndetësisë falas, edhe kur është nevoja. Edhe në strukturat më të specializuara jashtë vendit.  I gjithë procesi i shkollimit, me përjashtim nga tarifat. Për të vajtur edhe tek orientimi profesional dhe mbështetja për punësim. Ky status i takon të gjithëve fëmijëve të dëshmoreve, si dhe mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Sot këtu janë 11 fëmijët e parë, ndërkohë komisioni i ngritur sipas ligjit enkas për këtë qellim, vijon me trajtimin e rasteve të tjera.  Sot nga politikat sociale, përfitojnë afron 140 mijë fëmijë, janë fëmijë që marrin ndihmë ekonomike, për fëmijët jetim, fëmijët e nenave që janë viktima të dhunës, pagesa është trefishuar.

Ndërkohë në vazhdën e detyrimit për t’iu përgjigjur bindjes së shprehur nga një numër i madh qytetarësh shqiptarë përmes këshillimit social, po punojmë edhe për të shtuar në këtë program të gjerë politikat sociale, një të re që do të mbështesë nënat me më shumë se 3 fëmijë. Të gjitha këtyre u shton subvencione dhe detyrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy