Xhuli rrëfen në “Bilardo” njohjen me Kadri Roshin: Nuk ishte komunist, por bënte si i tillë

Xhuli rrëfen në “Bilardo” njohjen me Kadri Roshin: Nuk ishte komunist, por bënte si i tillë

Aktori dhe regjisori Armand Xhuli, rrëfeu në emisionin “Bilardo” në Mcn Tv përvojën e tij në kinematografinë shqiptare dhe njohjen me Kadri Roshin. 

Për herë të parë jam prezantuar me shokun Kadri Roshi. Aty e njoha për herë të parë. Ishte ajo periudha kur ishte dënuar, e çuan nja dy javë në gurore për riedukim. Edhe erdhi te OAN-ja, dhe mori një rol. Ishte 76-ta dhe mori rolin që u rehabilitua, gjetën një mënyrë për ta rikthyer në teatër. Kadriu ishte i madh”.

Pyetjes së moderatorit Dyrnjaja nëse Roshi ishte pak komunist, Xhuli iu përgjigj me fjalët: “Jo, bënte si komunist, sepse e kishte pësuar një herë”. 

Duke u ndalur te personat që bënin si komunistë, Xhuli tha:

Janë ca që s’kanë qenë komunistë, por që bënin dhe e qanin, dhe bënin si të zjarrtë. Ishin disa situate, ku ti thoje: Ky është apo bën?! Por meqë i kishe shokë, thoje ‘bën’. Por edhe mund të ishte. Më të kqijtë e di kush ishin, ata që ishin dhe bënin sikur s’ishin. Komunisti anti-komunist është më i poshtri”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy