Meta në burg, Sefa: Është kërkuar kjo masë pasi ka dyshime se mund të kishte ndikim për prishjen e provave (VIDEO)

Meta në burg, Sefa: Është kërkuar kjo masë pasi ka dyshime se mund të kishte ndikim për prishjen e provave (VIDEO)

Avokati Indrit Sefa tha në studion e lajmeve të MCN Tv se pati një zell rë pashpjegueshëm nga ana e policisë për mënyrën si  u bë arrestimi i Ilir Metës.

Sipas Sefës, fakti që është kërkuar kjo masë sigurie, nga ana e prokurorëve të posaçëm ka dyshime të arsyeshme që mund të kishte ndikime në marrjen e provës dhe në administrimin e provës gjatë hetimeve.

Problemi është që pati një zell të pashpjegueshëm nga ana e policisë për mënyrën si u bë ekzekutimi. Kishte mundësi të bëhej ekzekutimi dhe në një formë tjetër.

Nëse Meta do të kishte bashkëpunuar në moment duke pranuar që të ekzekutohej vendimi nuk do të kishte as tërheqje me dhunë dhe asgjë. Ka ardhur si pasojë e refuzimit. Edhe nëse nuk është identifikuar si oficer dhe nuk i ka dhënë shpjegime, besoj se ka pasur të drejtë. Nëse është prezantuar, reagimi i Metës ka qenë i tepërt për të mos pranuar ekzekutimin masës.

SPAK ka bërë një kërkesë drejtuar gjykatës, është bërë më 9 tetor. GJKKO ka marrë 12 ditë për të vlerësuar provat e paraqitura nga SPAK për caktimin e masës. Fakti që është kërkuar kjo masë sigurie, nga ana e prokurorëve të posaçëm ka dyshime të arsyeshme që mund të kishte ndikime në marrjen e provës dhe në administrimin e provës gjatë hetimeve. Mund të ketë dyshime për prishjen e provave, ose për ndërhyrje gjatë procesit hetimor nga ana e Metës.

Më tej, Sefa tha se Kryemadhi dhe opozita ka bërë politikë në mënyrë të vazhdueshme me të gjitha dosjet që ka SPAK.

Kryemadhi dhe gjithë opozita ka bërë politikë në mënyrë të vazhdueshme me të gjitha dosjet që ka SPAK. Çdo vendim që është marrë nga SPAK për masën e sigurisë. Është bërë politike me dosjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy