Moti i keq/ Vështirësohet qarkullimi në tre segmente të rrugës kombëtare Qafë Thanë -Librazhd

Moti i keq/ Vështirësohet qarkullimi në tre segmente të rrugës kombëtare Qafë Thanë -Librazhd

Për shkak të kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe reshjeve të dendura të dëborës situata e qarkullimit të automjeteve në rrugën kombëtare Qafë Thanë-Prrenjas-Librazhd është vështirësuar së tepërmi gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj fundjave.

Drupal Ad

Siç raporton korrespondentja e MCN nga Elbasani, fluksi i madh i qarkullimit nga Shqipëria Juglindore ka shkaktuar rëndim të situatës që prej orës 16:00 e tutje.

Shumica e automjeteve që po qarkullojnë në këtë rrugë dhe që udhëtojnë drejt Tiranës rezultojnë se nuk kanë goma dimërore dhe zinxhirë.

Policia Rrugore e dislokuar me forca të shtuara në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge ku radhët e krijuara janë kilometrike është duke bërë gjithçka për të normalizuar situatën por drejtues të papërgjegjshëm automjetesh janë kthyer në problem shpesh herë me tentativat për parakalime duke sjellë bllokime të qarkullimit në disa segmente.

Krijimi i radhëve po shkakton bllokimin e qarkullimit edhe të borëpastruesve dhe mjeteve që mirëmbajnë rrugën nga Qafë Thana në Librazhd.

Situata paraqitet kritike në tre segmente, përkatësisht në Qafë Thanë, Pishkash e Qukës.

Ndërkohë që përdoruesit e këtij segmenti rrugor gjatë ditës së sotme janë ankuar se firma mirëmbajtëse e kësaj pjese të rrugës kombëtare nuk ka qenë aspak në gatishmëri dhe nuk e ka kryer detyrën për hedhjen e kripës dhe skories për të mundësuar qarkullimin normal në këtë aks rrugor tejet i qarkullueshëm gjatë fundjavës duke i faturuar pa shkak policisë rrugore një problematikë pune të jashtëzakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy