Akademik Apollon Baçe, miratimin nga qeveria të vendimit për aderimin e Shqipërisë në konventën mbi veprat penale që lidhen me pronën kulturore thotë se Shqipëria nuk është Greqia apo Roma që ka një pasuri të pamasë objektesh artefakte.
Në studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se ka monumente kulture të klasës së parë, qoftë të antikitetit apo mesjetës, por se flori apo objekte janë shumë pak.
Disa gjëra janë kthyer si Dea e Butrintit, që nuk është Dea, por koka e Apollonit. U montua në një trup të një gruaje dhe u mendua se është ajo.
Vlerë të jashtëzakonshme mund të ketë thesari i Vrapit që gjendet ne muzeun metropolitan në New York, por është dhe Sarkofagu i Mileagrit që ndodhet në Stamboll.
Të gjithë ato që kanë muzeu i Londrës, nuk do të kthehet absolutisht asnjëherë.
I pyetur se kush e zotëron të drejtën e një artefakti, zbuluesi apo vendi ku bëhet zbulimi, Baçe tha se e gëzon vendi.
Absolutisht vendi, nëse unë gjej diçka i takon shtetit, nuk më takon mua absolutisht.
Nga vlera veçoj Sakrofagun që është në Stamboll, Thesari i Vrapit dhe ikonostasi i kishës së Shën Thanasit në Voskopojë.
Janë 1700 objekte të humbura jashtë Shqipërisë, disa dihen dhe janë gjetur.



