“Nokia ndihmoi Rusinë për të ndërtuar një sistem spiunazhi kibernetik”

“Nokia ndihmoi Rusinë për të ndërtuar një sistem spiunazhi kibernetik”

Grupi finlandez Nokia ka luajtur një rol kyç në sigurimin e spiunazhit kibernetik të Rusisë duke ndërtuar një sistem për të dëgjuar thirrjet telefonike dhe për të përgjuar e-mail.

Një fakt i tillë denoncohet nga një investigim i New York Times. Ndonëse Nokia ka ndërprerë aktivitetet e saj në Rusi për shkak të luftës dhe ka dënuar agresionin ndaj Ukrainës, pajisjet dhe programet kompjuterike mbeten në vend, të furnizuara për më shumë se 5 vjet nga kompania finlandeze.

Shërbimi kombinon mjetin më të fuqishëm të mbikëqyrjes dixhitale të qeverisë, me rrjetin më të madh të telekomunikacionit në vend.

Shërbimi kryesor rus i inteligjencës, FSB, përdor një sistem aktivitetesh operacionale (Sorm) dhe gjurmime për të dëgjuar bisedat telefonike, duke përgjuar mesazhet elektronike dhe me tekst, si dhe të mbajë gjurmët e komunikimeve në internet.

Sorm u përdor gjithashtu për të mbajtur nën kontroll mbështetësit e Alexei Navalny, por dhe vetë liderin e opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy