“Unë jam dhe do të jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin!”
Këtë deklaratë të deputetes socialiste Elisa Spiropali, drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, e sheh si referim për Ergys Agasin.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se Spiropali është një person që e ka njohur nga afër shtetin dhe mënyrën si përdoret për afera private dhe se nuk mund ta barazojë veten me protestuesit.
Jam i qartë për çfarë ka thënë e ka për Gysin (Ergys Agasin). Si i PS-së është, unë ashtu e lexoj. Nëse Elisa do shprehej për Edi Ramën ta thotë me emër. Deri me sot nuk është bërë akuzë konkrete me emër për askënd dhe për asnjë nga problematikat e PS.
Në këndvështrimin e ri të përpjekjes së saj për të nxitur një debat eventual me PS, që në një moment mund të bashkohet dhe të bëjë një udhëtim së bashku me protestuesin, duhet të kishte emra konkrete dhe kauza konkrete, si për zonjën Spiropali dhe për rastin e Nemalësores.
Ne jemi qytetarë të Republikës së Shqipërisë dhe duam ta kuptojmë se me kë e ka pakënaqësinë zonja Spiropali. Flasim për një person që është shkaktari kryesor i problematikave të brendshme në Partisë Socialiste, se ka ngatërruar një numër të madh njerëzish, më shumë se kushdo tjetër.
Ka pasur dy linja në Partinë Socialiste, njëra linjë e fokusuar te pushteti i madh i 2-3 personave dhe linja tjetër kundër, e shkaktuar nga “AKSHI” që ka në themel shantazhin dhe dezinformimin që është më pasoja shumë më të dëmshme dhe afatgjatë që do vijojë të qëndrojë gjatë në kurriz të Partisë Socialiste.
Nëse sporti i preferuar i shqiptarëve në këtë moment është të godasin me gurë Kryeministrin Rama, padyshim ka fajet e tij, por zonja Spiropali nuk është në pozitën e protestuesve “injorantë”, që nuk kanë informacion.
Ajo ka qenë pjesë e pushtetit dhe titullare e Doganave. Është një person që ka njohur nga afër shtetin dhe se si shteti përdoret për afera private, i ka kapacitetet për t’i trajtuar këto problematika.
Nëse në protesta do të ishte emri i Ergys Agasit në pankarta për një javë, sot do e kishte arrestuar Policia e Shtetit. Policia edhe nën presionin e publikut, di të reagojë. Nëse qytetarët do të kishin qenë konkretë në reagimin e tyre, sot do të kishim pasur produkte.



