
Ish komandati i Forcave Detare, Artur Meçollari i ftuar në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar situatën e ndodhur në veri të Kosovës ku një policë humbi jetën dhe u plagos një tjetër.
Ai tha se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar që kanë hyrë me 23 makina që lëvizën natën përpara ngjarjes. Sipas Meçollarit terroristët u zbuluan përpara kohe dhe nuk arritën të krijonin alibinë e të qenit të sulmuar nga policia e Kosovës.
Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar dhe kjo është e evidentuar edhe nga ambasada e SHBA-ve në Prishtinë. Kemi ndryshim nga Krimea sepse statusi juridic është i ndryshëm nga Krimea dhe Kosova gjendet juridikisht nën sovranitetin e NATO-s. Formati i Krimesë është pak i vështirë që të ndodhë për shkak të rezolutës 1244, që nuk e lejon, por krijimi i një destabiliteti në veriun e Kosovës, do të çonte në riformatimin e statusit të kësaj pjese, atë që kërkon edhe Serbia.
Sipas informacioneve që kam unë ngjarja ka ndodhur 8-10 orë para se të shpërthente, sepse kemi lëvizje masive trupash terroriste, sepse janë 23 makina që kanë lëvizur natën përpara ngjarjes. Por ata u zbuluan përpara kohe dhe nuk arritën të krijonin alibinë e të qenit të sulmuar. Të gjitha lëvizjet masive të trupave serbe zakonisht ndodh përpara, por atyre u ndodhi ajo që nuk pritej, ata u zbuluan para kohe dhe nuk arritën dot të krijonin alibinë të të qenit të sulmuar.
I pyetur se deri ku ku shkonte qëllimi i tyre, Mecollari tha se në gjykimin e tij do krijohej një situatë ku policia e Kosovës do ndërhynte dhe do anatemohej si provokatore dhe këtu do fillonte sulmi i armatosur.
Se cila do ishte niveli sulmit këtë na e tregojnë arsenali i kapur, pra kemi një sasi aq të madhe armatimi, sa kemi të bëjmë me armatime që nuk është për një policë. Ata janë përgatitur të përballen, por duke u zbuluar 8 orë para u është hequr nga dora legjitimiteti i veprimeve. Janë kapur në befasi.



