Ka nisur punimet mbledhja e rradhës së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku fjalën e kanë ekspertët e hetimit të kontraktuar nga Kuvendi për këtë qëllim.
Dy ekspertët ligjorë janë Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu.
Gjatë fjalës së tij, eksperti i hetimit Erind Merkuri tha se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe se nuk duhet të jetë i paanshëm. Mërkuri tha se nuk ka asnjë justifikim që Presidenti të shkelë neutralitetin në një fushatë elektorale.
të tjera dhe gjuha e tij duhet të jetë korrekte. Në formulën e betimit thuhet se ai duhet t'i bindet ligjeve.
“Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë. Ai është garant i Kushtetutës si çdo institucion tjetër. Në Shqipëri garant kushtetues ka pasur në kohë të ndryshme. Hera e parë ishte në 1932-shin. Garant në këtë kohë doli parlamenti i asaj kohe. Kjo gjë u ruajt dhe nga regjimi komunist. Në 91-shin, kushtetuta e 76-ës u shfuqizua pak. Këtu për herë të parë del garant kushtetues presidenti. Në atë kohë nuk kishim Gjykatë Kushtetuese. Ajo u krijua një vit pas. Prapë, dhe ligji i ri thotë; Gjykata Kushtetuese është garantë e Kushtetutës. Në 98-ën u hoq nocioni si; presidenti garant i kushtetutës. Me reformën e 2016-ës, rezulton se për Gjykatën Kushtetuese thuhet se gjykon kushtetutën dhe parimet e saj.”, tha Mërkuri.
Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, Komisioni i dha Metës afat deri të hënën e ardhshme që të vendosë dhe të vijë kur të dojë.



