
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Beogradin më 7 qershor. Lajmin e bënë të ditura disa media të huaja.
Lavrov do të zhvillojë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb dhe pritet që në takimin me presidentin Aleksandër Vuçiq të jenë në tavolinë të gjitha temat kryesore, nga ngjarjet në Ukrainë dhe qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj krize, si dhe për bashkëpunimin ekonomik në dritën e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, raporton Novosti.
Kjo do të jetë vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga shpërthimi i krizës ukrainase dhe vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian po përgatit paketën më të ashpër të sanksioneve deri më tani.
Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i është bashkuar deri më tani sanksioneve anti-ruse dhe për shkak të të cilave Serbia po vuan presione të mëdha.
Ardhja e Lavrov do të jetë një mundësi për të sqaruar më tej qëndrimin e Moskës për Kosovën dhe Metohinë, duke pasur parasysh deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët krahasuan situatën në Donbas me provincën jugore serbe.



