Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur per here te pare ne nje interviste televizive ne lidhje me ate se cfare mendon per kritiket ne PD, sidomos Arben Imami dhe Jozefina Topalli, te cilet pasi u lane jashte listes se kandidateve per deputete nga kreu i PD Lulzim Basha, dolen hapur me akuza te forta ndaj tij dhe kerkuan madje edhe shkarkimin e Bashes nga kryesimi i PD.
Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në TVSH (që për shkak të largimit të Berishës drejt Hungarisë ajo është regjistruar më parë) ish lideri demokrat ka vendosur të mbajë një qëndrim neutral.
Bashkëbisedimi do të transmetohet te premten në mbrëmje, por Lapsi.al ka zbardhur disa nga përgjigjet.
“Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme jam unë. Statusi im është i tillë. Çdo lloj qëndrimi publik do më nxirtte nga statusi i një njeriu të dorëhequr përgjithmonë” i ka thënë ai Dervishit.
Por megjithëse nuk ka dashur të komentojë këtë konflikt në mënyrë të tërthortë Berisha edhe ka pranuar se në lista ka diçka që nuk shkon duke pohuar: “Kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë” edhe e ka mbrojtur më pas Bashën: “Kryetari ka të drejtë të ketë listën e tij”.
E çuditshme është edhe një përgjigje tjetër e Berishës kur është pytetur për reagimet e forta të Jozefina Topallit dhe Arben Imamit që kërkuan largimin e menjëhershëm të Bashës me pretendimin se ai në zgjedhje po fut klientelën familjare dhe jo PD. Por për këto qëndrime të zjarrta berisha është përgjigjur ftohtë: “Nuk kam asnjë koment”.
Ky qëndrim i tij i ka bërë edhe më të forta hamendjet: me kë është në këtë konflikt Sali Berisha??? A po mbështet ai pa kushte Bashën? Apo thjeshtë nuk do të dëmtojë PD-në në fushatë dhe më pas do të shprehet për zgjedhjen e kryetarit të PD-së që do të bëhet në korrik?
Edhe në këtë pikë doktori ka qenë evzaiv. Kur është pyetur se çdo të ndodh me Bashën nëse humbet ai ka thënë se: “kryetari aktual ka përcaktuar që do të bëjë zgjedhjet e partisë”. Ndërsa kur Dervishi ka insistuar nëse do zbatohet standarti i vënë nga vetë Berisha që ai që humbet largohet ai ka thënë: “Kjo ishte një zgjedhje personale. Ky kriter nuk është i domosdoshem për të gjithë”.



