
Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë!
Ju uroj nga zemra ju dhe të gjithë shqiptarëve: Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës!
Kështu e ka nisur Presidenti i Republikës Ilir Meta urimin e tij për të gjithë shqiptarët në festën e Pashkëve.
Ai tha se festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi.
Meta u bëri thirrje shqiptarëve që me aftësinë e mençurinë e tyre të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar.
Presidenti, gjithashtu, bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve, të cilët meritojnë solidaritet e dashuri më të madhe prej nesh.



