OKB: Më shumë se 600 mijë njerëz po vuajnë për ushqim në Gaza

OKB: Më shumë se 600 mijë njerëz po vuajnë për ushqim në Gaza

Situata humanitare në Gaza po shkon drejt një katastrofe. Një e katërta e popullsisë së Gazës, rreth 600 mijë banorë, sipas OKB-së, janë një hap larg urisë.

Ajo që ne po dëshmojmë tani në Gaza është vrasja e ngadaltë e fëmijëve. Nuk ka më asnjë ndihmë. Asgjë nuk po shkon tek ata. Fëmijët janë të uritur. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të bombardimeve dhe kufizimeve izraelite që po pengojnë shpërndarjen e sigurt të ndihmave humanitare, përfshirë ushqimin.

Ndërsa ka angazhim në Perëndim për armëpushim, edhe Moska ka ndërmarrë hapat e saj për të qenë pjesë e situatës. Përfaqësuesit e Hamasit dhe Fatahut palestinez do të takohen në Moskë më 29 shkurt për të diskutuar formimin e një qeverie të unifikuar palestineze dhe rindërtimin e Gazës.

Egjipti ka paralajmëruar Izraelin kundër ndërhyrjes në Rafa. Pushtimi i qytetit ku ndodhen 1.5 milion banorë do çojë në pasoja katastrofike për paqen në Lindjen e Mesme, ka thënë Kairo zyrtare.

Media britanike “BBC” i kushtoi një reportazh të titulluar “Kush do më thërrasë baba”, Ahmed al Guferit, një banor i Gazës që ka humbur 103 të afër të tij nga bombardimet izraelite.

Një sulm i madh me bombë në shtëpinë e xhaxhait të tij vrau gruan dhe tre vajzat e tij të vogla, nënën e Ahmedit, katër nga vëllezërit e tij me familjet e tyre, si dhe dhjetëra halla, xhaxhallarë dhe kushërinj të tij. Mbi 100 të vdekur gjithsej. Më shumë se dy muaj më vonë, disa prej trupave të tyre janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Tragjedia e Ahmedit është pjesë e përditshmërisë të palestinezëve në Gaza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy