
Rusia po teston imunitetin ndaj koronavirusit. Pothuajse 20 përqind e banorëve të Moskës kanë rezultuar imunë pasi u testuan për antitrupat e koronavirusit.
Sipas nënkryetares të bashkisë kryeqytetit rus, Anastasia Rakova, 7% e moskovitëve kanë fituar imunitet nga epidemia.
Faza e tretë e testimit për imunitetin e tufës ndaj Covid-19 u krye midis 5 dhe 18 qershor.
Për dy javë 90 000 banorë të Moskës kanë bërë testin e antitrupave. Në total, administrata e qytetit planifikon të kontrollojë gjashtë milionë njerëz.
Testimi masiv falas për antitrupat Covid-19 filloi më 15 maj.
Pasditen e së premtes, Rusia ka konfirmuar 620 794 raste me Covid-19, me më shumë se gjysmën e atyre (384 152) të shëruar. Moska, rajoni më i prekur i vendit, ka mbi një të tretën e infeksioneve (218 604).



