Panchev: Tirana të ndahet nga Shkupi në procesin e integrimit! Bullgaria s’do ta ndërpresë gazin (VIDEO)

Panchev: Tirana të ndahet nga Shkupi në procesin e integrimit! Bullgaria s’do ta ndërpresë gazin (VIDEO)

Analisti Anton Panchev deklaroi se Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, pasi s’ka kuptim që këto dy vende të jenë bashkë. Po ashtu Pnachev duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se BE duhet të angazhohet për të mbrojtur Ballkanin nga agresioni serb.

Ai (Varhelyi) është thjesht një zyrtar që vjen edhe ikën pa lidhje, sepse kushti bullgar dihet. Bullgarët në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë identitetin e tyre, duhet të ndërpritet gjuha e urrejtjes nga Shkupi. Vetoja bullgare do të vazhdojë të qëndrojë edhe në muajit në vijim. Çdo shtet e ka rrugën e vet dhe lidhja është artificiale sepse Shqipëria dhe Maqedonia kanë axhenda të ndryshme. S’ka asnjë kuptim që këto dy vende të jenë së bashku. Edhe Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë bashkë, por u ndanë. Ministrat e Jashtëm kanë deklaruar se Shqipëria i ka arritjet, i ka plotësuar kushtet, dhe duhet të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe disa zyrtarë evropianë s’duhet të fshihen pas shpinës bullgare. Në Ballkanin Perëndimore kemi vende shumë të rrezikuara nga agresioni serb. Kemi Kosovën. Rrezikon Bosnjën, Malin e Zi, e kështu me radhë. BE të angazhohet për të mbrojtur Ballkanin nga agresioni serb që është pjesë e strategjisë ruse për destabilizimin e Ballkanit”

Analisti tha se Bullgaria s’do ta ndërpresë transmetimin e gazit drejt vendeve të tjera, duke i konsideruar këto si spekulime të Rusisë.

Është një dilemë morale. Edhe ne mund të ndërpresim gazin rus për Serbinë. Por unë besoj se nuk mund të pengojmë vendet e tjera në asnjë mënyrë dhe Bullgaria do vazhdojë transmetimin e gazit rus drejt Serbisë, drejt Maqedonisë së Veriut, edhe pse politika ruse është e padrejtë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy