
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të premten se përkundër të gjitha vështirësive të vuajtura nga ukrainasit gjatë 12 muajve të fundit të luftës, viti 2023 do të jetë viti i fitores së vendit ndaj Rusisë.
“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje. Jo një flamur i bardhë, por ai kaltër e verdhë. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar", tha Zelensky në një postim në Twitter që shënonte përvjetorin e parë të pushtimit rus.
“Ishte një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe bashkimi. Dhe këtë vit, ne mbetëm të pathyeshëm. Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë”.
Autoritetet ukrainase po forcojnë masat e sigurisë në të gjithë vendin të premten, ndërsa po përgatiten për sulme të mundshme ruse për të shënuar përvjetorin.
On February 24, millions of us made a choice. Not a white flag, but the blue and yellow one. Not fleeing, but facing. Resisting & fighting.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2023
It was a year of pain, sorrow, faith, and unity. And this year, we remained invincible. We know that 2023 will be the year of our victory! pic.twitter.com/oInWvssjOI



