Zelensky në Odesa, ndjek nga afër operacionin e eksportit të grurit

Zelensky në Odesa, ndjek nga afër operacionin e eksportit të grurit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi gjatë së premtes rajonin e Odesës për të ndjekur nga afër operacionet e ngarkimit të grurit për eksport, në kuadër të rifillimit të eksporteve nga portet ukrainase.

Ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov u tha gazetarëve në portin jugor të Odesa se 17 anije, të cilat ishin bllokuar në portin e Detit të Zi për pesë muaj, tashmë janë ngarkuar me eksporte gruri dhe një tjetër tani është duke u ngarkuar.

Kubrakov deklaroi se shpreson që anijet e para të mund të largohen nga porti deri në fund të javës.

Një javë më parë u nënshkrua një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB, çka mundësoi rifillimin e eksporteve pas një bllokimi që çoi në rritjen e çmimeve të ushqimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy