KE rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, Mogherini: Ky është momenti ku ne njohim ndyshime pozitive (VIDEO)

KE rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, Mogherini: Ky është momenti ku ne njohim ndyshime pozitive (VIDEO)

Tashmë është zyrtare, Këshilli i Evropës ka vendosur që të çelë dritën jeshile për nisjes e negociatave me Shqipërinë.

Lajmin e ka bërë me dije shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, e cila ka lexuar raportin nga Brukseli, ku bashkë më Shqipërinë, do t’i çelen negociatat për anëtarësimin në BE edhe Maqedonisë. Mogherini gjatë fjalës së saj tha se Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sot komisioni rekomandon të hap negociatat me Shqipërinë dhe ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë.”, u shpreh Mogherini. Raporti prej 37 faqesh është publikuar mesditën e së martës në Bruksel, ku me anë të së cilit, Komisioni Europian i rekomandon anëtareve të BE-së, hapjen e negociatave të anëtarësimit me vendin tonë.

Ballkani është në Europë dhe do jenë pjesë e BE. Ky është momenti ku ne njohim ndyshime pozitive që të kenë progres të pakthyeshëm drejt BE. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin. Ende nuk ka zgjerim, po angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë, sot KE vendos që të hapen negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”, tha Mogherini.

Gjatë konferencës për mediat, shefja për politikën e jashtme në BE, Mogherini u shpreh se do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor, pasi më vonë do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd.

Ndërkohë pak para se Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE, Romana Vlahutin nga salla e medias e delegacionit Europian në Tiranë u shpreh se "Shqiptarët sot po kanë arsye për të qenë të gëzuar".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy