Rusia ka vendosur Piotr Hofmanski-n, presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), në listën e të kërkuarve.
Lajmi është bërë me dije në faqen e Ministrisë së Brendshme të Moskës, e cila nuk specifikon se cilat janë akuzat ndaj tij.
Marsin e kaluar, GJNP lëshoi një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin dhe Komisioneren Ruse për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova me akuza për krime lufte për dëbimet e detyruara të fëmijëve ukrainas në Federatë.



