Kush është Elona Kaleshi? 36-vjeçarja e akuzuar për vrasjen dhe copëtimin e çiftit Pasho

Kush është Elona Kaleshi? 36-vjeçarja e akuzuar për vrasjen dhe copëtimin e çiftit Pasho

Elona Kaleshi është 36-vjeçarja e arrestuar si e dyshuara kryesore për vrasjen e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të vrarë dhe të copëtuar në 4 valixhe.

Autoritetet italiane ende nuk kanë bërë me dije detajet nga arrestimi i Elonës, por në mediat vendase qarkullojnë një sërë informacionesh në bazë edhe të rrëfimeve që kanë bërë dy vajzat e familjes Pasho.

Elona Kaleshi, 36-vjeçarja nga Durrësi, e akuzuar për vrasjen e çfitit Pasho, asokohe, në 2015-n, prindërit e të fejuarit të saj Taulantit, ka zgjedhur të mos flasë përpara prokurorit të çështjes, duke përdorur të drejtën për të mos dhënë përgjigje.

Në 2 nëntor 2015, kur çifti Pasho humbi kontaktet me familjarët, Elona dhe Taulanti jetonin në një apartament me qira, shumë pranë burgut të Sollicciano-s, ku kishte Taulanti kishte vuajtur dënimin.

Arsyeja e vizitës së tyre në Itali lidhej me lirimin e djalit të tyre nga burgu, por Elona ka mohuar përpara autoriteteve t'i këtë takuar. Ndërkohë nga vajzat e çiftit Pasho, Dorina dhe Vittoria, vjen një tjetër tezë. Sipas tyre, e fundit që i ka takuar në apartamentin e marrë me qira, në 1 nëntor 2015, ka qënë Elona.

Disa ditë pas zhdukjes së tyre dhe denoncimit të bërë, Vittoria dhe Dorina kanë marrë një telefonatë nga një grua e cila thoshte se ishte nëna e tyre, duke i thënë se po largoheshin.

Vajzat mohojnë kategorikisht të ketë qenë zëri i nënës së tyre dhe për më tepër ata nuk kishin arsye pse të largoheshin. Në bisedat më herët të Teutës me vajzat, ajo u kishte thënë se do të përgatiste madje edhe një tortë për të pritur djalin kur të kthehej nga burgu.

Pas zhdukjes së çiftit nga Vlora, apartamenti ku jetonte djali i tyre së bashku me të dashurën e tij, Elonën, është kontrolluar disa herë, por në asnjë moment nuk është gjetur diçka e dyshimtë që mund t'i lidhte ata drejtëpërdrejt me zhdukjen e Shpëtimit dhe Teutës.

Marrëdhënia mes Taulantit dhe Elonës ka vazhduar deri në 2016-ën, kur Taulanti u arratis nga arresti shtëpiak, ndërsa Elona e ka lënë apartamentin në 2018-ën.

Nga hetimet e kryera është vënë re se marrëdhënia e Elonës me prindërit e të dashurit të saj ka qenë e afërt, pasi janë vënë re takime dhe telefonata rutinë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy