
Në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat është plagosur sonte një polic, i cili ishte duke kryer detyrën e tij.
Ngjarja ka patur si shkak sherrin mes dy familje në një lokal ku për pasojë është njoftuar policia. Blutë kanë shkuar të shuajnë sherrin mes një çifti dhe dy vellezërve, të cikël më vonë janë bërë tre dhe janë konflikuar me policin 24-vjeçar.
Në përleshje e sipër ata kanë tentuar ti marrin armën policit, që ështe shkrehur duke plagosur efektivin Julian Xhahili.
Menjëherë është bërë transportimi i tij për në spital ku ndodhet nën kujdesit e mjekëve, ndërkohë që policia ka arrestuar tre vëllezërit.



