Pezullimi i vizave amerikane, Novaku: Mund të revokohet edhe nënshtetësia

Pezullimi i vizave amerikane, Novaku: Mund të revokohet edhe nënshtetësia

Klarenc Novaku, biznesmen shqiptar në SHBA komentoi në studion e lajmeve vendimin e Departamentit të Shtetit për pezullimin e vizave emigruese për 75 vende, mes të cilave edhe Shqipëria. 

 

Novaku tha se krahas këtij pezullimi ka rregulla të shtrënguara për nënshtetësinë, e cila mund të hiqet nëse nuk i plotëson kushtet.

 

Vendimi ka qenë politik më shumë sesa ka të bëjë me Shqipërinë. Trump e ka bërë këtë edhe në mandatin e parë. Po bën të njëjtën gjë. Po i pezullon vizat sepse po karikon elektoratin e vet. Të mbajmë parasysh zgjedhjet e mesit të mandatit në 2026. 

 

Ne kemi abuzuar me sistemin. Shqiptarët kanë punuar në të zezë për të vjedhur sistemin. Trump ka nxjerrë një urdhër që këta që aplikojnë për pasaportë të kontrollohen kanë mashtruar apo jo. Kjo nuk është në favorin tonë. 

 

Mund të shkohet deri në revokimin e nënshtetësisë amerikane. Kjo nuk ka qenë deri në 2001. 

 

Ne e kemi krenari të vjedhim. Marrim foodsteps por e kemi një Mercedes te shtëpia. Është si puna e këtyre që marrin asistencë por iPhone e kanë të fundit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy