Arratisja e Altin Ndocit/ Lala: E pakuptueshme që ai qëndroi në burg të sigurisë së ulët, duhet hetim për këtë

Arratisja e Altin Ndocit/ Lala: E pakuptueshme që ai qëndroi në burg të sigurisë së ulët, duhet hetim për këtë

Gazetarja Klodiana Lala komentoi në studion e “Të Paekspozuarve” arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit, duke ngritur dyshime se ngjarja nuk ka qenë e rastësishme, por e planifikuar.

Ajo vuri në dukje se ende nuk janë dhënë sqarime për arsyen pse Ndoci ka qëndruar në një burg të sigurisë së ulët, në vend që të mbahej në një institucion të sigurisë së lartë siç ishte parashikuar.

Mendoj se ka pasur bashkëpunëtorë jashtë që e kanë ndihmuar në lëvizjen e tij dhe kam dyshime edhe për bashkëpunëtorë ose informatorë brenda sistemit. 

Askush nuk ka dhënë përgjigje se si që nga maji 2020, Altin Ndoci, është izoluar në paraburgimin e Durrësit, që nuk është i sigurisë së lartë, por thuajse të ulët, si kavaleshencë! Nuk ka hetim të thelluar nga prokuroria, të nisur nga 2020, për mënyrën si u vlerësua risku dhe rreziku që ai paraqet. Nuk ka patur vlerësim të vazhdueshëm lidhur me rrezikun që ai paraqiste apo profilin e një personi të bërë nga psikologu, nëse kishte prirje për arratisje.

Kur Altin Ndoci, arratiset, ai ka bërë ekzaminimet, ka pritur të bëjë ekzaminim për zemrën, ka vajtur në tualet dhe kur ka dalë ka goditur dy punonjës, është larguar dhe makina e priste jashtë.

Si nuk pati bllokim tërësor të rrugëve, si nuk u ngrit një dron, kërkim me qen, kontroll me helikopter? Një person i këtij profili, nga organizata më famëkeqe në vend, nuk pati reagim?

Si nuk pati reagim për qytetarët shqiptarë? Mund të vihet në dispozicion shumë parash për informacion, të kenë kujdes, të mos hapin derën, e me rradhë. E gjitha nga A te ZH, nuk ka funksionuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy