Prej 9 muajsh në hapësirë, kthehen në Tokë dy astronautët e NASA-s

Prej 9 muajsh në hapësirë, kthehen në Tokë dy astronautët e NASA-s

Pas nëntë muajsh në hapësirë, astronautët e NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, më në fund arritën në Tokë.

Kapsula e tyre SpaceX bëri një rihyrje të shpejtë dhe të zjarrtë në atmosferën e Tokës, përpara se katër parashuta të hapeshin për t'i çuar në një spërkatje të butë në brigjet e Floridës.

Suni Williams dhe Butch Wilmore u dërguan në kozmos, në atë që duhet të ishte thjeshtë një mision tetë-ditor por që u kthye në një makth 9 mujor pas problemeve teknike me anijen e tyre hapësinore Boeing Starliner, e cila pas disa javë riparimesh u dërgua drejt Tokës pa ekuipazh në bord.

Duke falenderuar astronautët për qëndrueshmërinë dhe fleksibilitetin e tyre, ai tha se SpaceX kishte qenë një "partner i madh". Udhëtimi për në shtëpi zgjati 17 orë.

Astronautët u ndihmuan të hipnin në një barelë, e cila është praktikë standarde pasi kaluan kaq gjatë në mjedis pa peshë. Ata do të kontrollohen nga një ekip mjekësor dhe më pas do të ribashkohen me familjet e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy