Rusia bëhet vendi i parë që njeh qeverinë talebane të Afganistanit

Rusia bëhet vendi i parë që njeh qeverinë talebane të Afganistanit

Rusia tha të enjten se kishte pranuar kredencialet e një ambasadori të ri të Afganistanit, duke e bërë kombin e parë që njeh qeverinë e talebanëve të vendit.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse tha se Moska sheh perspektiva të mira për të zhvilluar lidhje dhe do të vazhdojë të mbështesë Kabulin në siguri, kundër terrorizmit dhe luftimin e krimit të drogës.

Vendimi shënon një moment të rëndësishëm për talebanët, pothuajse katër vjet pasi pushtuan Kabulin dhe morën pushtetin.

Ministri i Jashtëm, Amir Khan Muttaqi, tha se shpresonte që një vendim i tillë të shërbente si shembull për vendet e tjera, të cilat kanë hezituar të njohin një regjim që zbaton një version të ligjit të Sharias së bashku me kufizime të ashpra për gratë dhe vajzat.

Ministri i Jashtëm Muttaqi tha se njohja nga Moska, e cila erdhi të enjten, ishte një fazë e re e marrëdhënieve pozitive, respektit të ndërsjellë dhe angazhimit konstruktiv, duke e përshkruar vendimin si “të guximshëm”.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se “sheh potencialin për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik në energji, transport, bujqësi dhe infrastrukturë dhe se do të vazhdojë të ndihmojë Kabulin në luftën kundër kërcënimeve të terrorizmit dhe trafikut të drogës”.

Rusia ishte një nga vendet e pakta që nuk e mbylli ambasadën e saj në Afganistan në vitin 2021, ndërsa talebanët përfshinë të gjithë Afganistanin pas tërheqjes së trupave amerikane.

Vendi ishte gjithashtu i pari që nënshkroi një marrëveshje ekonomike ndërkombëtare me talebanët në vitin 2022, ku ata ranë dakord të furnizonin Afganistanin me naftë, gaz dhe grurë.

Talebanët u hoqën nga lista e organizatave terroriste të Rusisë në prill të këtij viti.

Presidenti rus Vladimir Putin iu referua talebanëve si një “aleat” në luftën kundër terrorizmit në korrik të vitit të kaluar.

Më herët Përfaqësuesit e talebanëve kishin vizituar Moskën për bisedime që në vitin 2018.

Megjithatë, të dy vendet kanë një histori komplekse. Bashkimi Sovjetik që përfshinte edhe Rusinë, pushtoi Afganistanin në vitin 1979 dhe luftoi një luftë nëntëvjeçare që i kushtoi 15.000 ushtarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy