Gjatë një takimi me drejtuesit e policisë, kryeministri Rama tha se në katër vitet e fundit, Policia e Shtetit ka ecur në rrugën e rimbëkëmbjes, përtëritjes me njerëz të shkolluar dhe ka shkëputur lidhjet me krimin. Rama e vuri theksin te aksionet e javëve të fundit për sekuestrimin e pasurive të ardhura nga krimi. Kreu i qeverisë përmendi edhe askionin e Lazaratit.
“Pa mbaruar muaji tetor i këtij viti, Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milionë euro. Pra deri në fundin e vitit të shkuar ishin 47 milionë euro të sekuestruara nga krimi. Në vitin 2013 nuk bëheshin as një milion euro. Ka nevojë për koment? Ka nevojë për ndonjë mençuri të veçantë. Në këto 4 vite, Policia e Shtetit ka filluar një ndarje të qartë me interesa dhe influenca që e kishin kthyer në një organizatë pa mbështetje.
Akademia e Policisë ka vetëm 3 vjet që është hapur. Presim me padurim që në fillim të vitit të ardhshëm, prurjet e para të shkolluara të vijnë dhe të bëjnë pjesë në të. Policia ishte kthyer në një zyrë punësimi për analfabetë, njerëz të pashkolluar për të cilët nuk gjendej asnjë punë tjetër. Kjo influencë dhe këto lidhje janë këputur sot.
Le të marrim kanabisin. Po ta krahasojmë me shifrat e para vitit 2013, e dimë përgjigjen. Ishte Lazarati. Vetëm në Lazarat, sipas raporteve të policisë italiane, në vitin 2013 u kultivua një sipërfaqe prej 319 ha dhe u prodhuan 900 tonë kanabis. Tani këto 900 tonë ku shkuan? Pse nuk i pamë kurrë në televizor? Pse nuk i lexuam kurrë në gazetë? Pse u nuk i dëgjuam nga ata që drejtonin policinë? Ato u shitën matanë detit dhe paratë u ndanë andej dhe këtej detit. Goditja e Lazaratit tregoi një vullnet që të tjerët nuk e patën, me vetëdijen se ishte fillimi i një lufte për një treg matanë detit. E vërteta e thjeshtë nuk futet në kazan. Kanabisi nuk ka qenë vetëm në Lazarat, por në gjithë Shqipërinë



