
Analisti Plator Nesturi nga studio e lajmeve në MCN TV komentoi marrëdhënien mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të cilën u shpreh se ka kohë që ka rënë. Ai tha se kjo çështje shkon më tej se marrëdhënia pasi sipas tij Gazmend Bardhi ndoshta ka tentuar të krijojë një atmosferë tjetër për të përfshirë dhe LSI në këtë debat.
Ndërsa lidhur me mundësinë e krijimit të një partie të re nga ana e Berishës, Nesturi u shpreh se beteja e PD duket se do zgjasë gjatë dhe nuk beson se do mbyllet me një kuvend të thirrur nga Berisha, ndërsa shtoi se në këtë aspekt Meta mund të ketë një vend në skenarët e Berishës.
Gjithçka në marrëdhëniet mes PD-LSI mori zjarr pas deklaratave të Bardhit gjatë intervistës, por gjithsesi marrëdhëniet mes koalicionit opozitar kanë kohë që kanë rënë. Duket qartë që nuk ka më jo kohezion por as dokordësim. Çështja më duket më tepër se marrëdhënia mes dy partive realisht Bardhi ndoshta ka tentuar të krijojë një atmosferë tjetër për të përfshirë dhe LSI në këtë debat. Shpeshherë dhe fakti që ka njëlloj bashkërendimi mes Metës dhe Berishës.
Për Metën duhet të shohim se cili do jetë fati i tij në politikë. Dhe janë dy qëndrime që besoj se do ndikojnë në çështjet të vetë mënyrës se si do përshfaqet sërish në politikë. Mendoj se do e ketë të vështirë nëse ka shkarkim. Tjetër element është beteja e PD, duket se do zgjasë gjatë nuk besoj se do mbyllet me një kuvend të thirrur nga Berisha. Në këtë aspekt besoj se Meta do ketë një vend në skenarët e Berishës për atë që është opozitarizmi nesër. Berisha ka një ‘non grata’ që e penalizon dhe mendohet se një nga skenarët e tij mund të jetë Meta pjesë e këtij skenari. Mendoj se kjo e hap pak a shumë këtë debat mes përfaqësuesve të Bashës dhe LSI. Edhe gjatë fushatës Meta në vetvete filloi të bënte një sfidë duke i prishur punë Bashës. Në këtë aspekt ka një rivalitet të qartë.
I pyetur se kur do arrijë fundi i kësaj përplasje mes Bashës dhe Berishës, Nesturi u shpreh se të dyja palët janë duke bërë retorikë dhe asnjëra prej tyre nuk po përdor transparencën edhe pse flasin për atë.
Realisht të dyja palët po bëjnë retorikë. Nuk kemi transparencë pavarësisht se të dyja flasin për këtë, në vetvete kemi njëlloj tkurrje deri në futjen e ilegalitetit të PD, gjë e cila ka qenë komplet e kundërta. Kjo gjë nuk ka sens. Pse e them këtë gjë? Basha do të mbrojë pozicionet e tij në mos marrjen e fronit do krijojë çarjen e PD në dy pjesë. Po flasim në kushtet e një kuvendi jo normale që do mblidhet. Në rastin konkret ky nuk është kuvend normal i thirrur nga institucionet ai do të vetëthirret nga një pjesë e delegatëve duhet të kemi transparencë se kush janë delegatët dhe a do përmbushet numri i këtyre delegatëve që po thirret këtë kuvend.
Veprimet e fundit nuk mendoj se kanë forcuar Berishën, ndërsa Basha është gjithmonë në mbrojtje. Në mënyrë institucionale të paktën duhet të veprosh. Duket se ka një mbushje dhe një krizë deklaratash pa fund që nuk prodhojnë dhe thonë asgjë. Gjithçka çpo ndodh në PD e shoh thjesht kristalizim të dy kampeve të atyre që janë ose me Bashën ose Berishën. Pra në vetvete kemi thjesht një ndarje që po shkon thellë e më thellë.



