Analisti Neritan Sejamini, e cilëson një fushatë qytetare dhe perëndimore atë të mbajtur në Kosovë, duke thënë se nuk u panë ato probleme me të cilat jemi mësuar në Shqipëri.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se sot dita ka ecur qet dhe se kur shikon zgjedhjet në Kosovë shikon çdo gjë që nuk shikon në Shqipëri, duke shtuar se zgjedhjet kanë qenë perfekte.
Kosova ka përvojë në votimin e diasporës. Kjo votë për herë të parë është bërë në ambasada dhe mbi 80% e personave që ishin regjistruar të votonin në ambasada, votuan.
Kjo tregon interesin e diasporës për të votuar. Gjithë ato që ne nuk i zgjidhim dot, Kosova i ka zgjidhur. Sot zgjedhjet kanë qenë perfekte.
Rastet e fotografimit të votës janë identifikuar dhe kanë filluar procedimet penale nga autoritetet e Kosovës.
Kjo tregon seriozitetin që ka në Kosovë për të mos lejuar manipulimin e votës.
Në Shqipëri kemi hetime të hapura prej 7-8 vitesh të cilat zvarriten e zvarritën.
Të gjitha partitë në Kosovë janë kundër Albin Kurtit, dhe në Shqipëri janë kundër tij.
Nëse Albin Kurti nuk do arrijë dot të sigurojë një shumicë për të krijuar qeverinë, do kemi gjithë forcat e tjera në Kosovë që do tentojnë të krijojnë qeveri.
Kemi parë që në Kosovë qeveritë e koalicionit nuk janë jetëgjata.
Për herë të parë një qeveri në Kosovë ka kryer një mandat të plotë 4 vjeçar.
Kosova mund të hyjë përsëri në rrjedhjen e ngjarjeve ku do kemi shumë luftë të brendshme politike, nëse nuk kemi një qeveri që qeveriset vetë ose nga dy forcat të ngjashme.
A do vazhdojë Kurti me gjithë stabilitetin që i dha Kosovës apo një qeveri me 6-7 parti, ku interesat e tyre për të mbajtur koalicionin do të jenë më të mëdha se interesi për ti shërbyer Kosovës.



