U dënua me burg për korrupsion, Apeli prish vendimin për gjyqtarin Rasim Doda

U dënua me burg për korrupsion, Apeli prish vendimin për gjyqtarin Rasim Doda

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar dënimin ndaj gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda.

Apeli ka kthyer për rigjykim çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Ish-gjyqtari Rasim Doda u dënua me 4 vite e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit.

Doda u dënua në tetor të vitit të shkuar me 4.5 vite burg gjyqtarin.

Në konkluzionet përfundimtare  prokuroria e Krimeve të Rënda  kërkoi dënimin me 5 vjet burg dhe 3 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për ish-gjyqtarin Doda, i cili akuzohet për Korrupsion pasiv.

Doda akuzohet se i ka kërkuar 80 mijë euro një shtetasi, palë në një proces civil të drejtuar prej gjyqtarit, në këmbim të dhënies së vendimit në favor të personit që duhet të bënte pagesën.

Sipas hetimeve të Prokurorisë kallëzuesi H.B ka qenë duke shkuar te zyra e avokatit të tij F.L, ndërkohë është takuar në rrugë me të pandehurin Rasim Doda, i cili pasi i ka thirrur në emër i ka dhënë kallëzuesit një fletë të palosur duke i thënë se ky ishte vendimi për të nesërmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy