Temperaturat ulen deri në -4°C, parashikimi i motit për sot

Temperaturat ulen deri në -4°C, parashikimi i motit për sot

Mbetet edhe dita e diel gjatë paradites në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.

Pas mesditës moti përmirësohet gradualisht duke s’postuar vranësirat dhe reshjet drejt kufirit Lindor, ndërsa pjesa tjetër e vendit paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit ulen djeshëm në mëngjes duke shënuar -4°C në verilindje po ashtu rënie sjellin edhe orët e mesditës duke zbritur maksimumin në 10°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi permanent Veri-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Mbetet ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, duke bërë që motit të karakterizohet nga vranësira dhe reshje dëbore në të gjithë republikën e Kosovës. parashikohet që nata të përmirësoj gradualisht motin duke bërë që reshjet të jenë më të pakta.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në MV, ku herë pas here do ketë reshje dëbore për shkak të rënies së temperaturave. Edhe nata mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy