Ukraina, Koreja e Veriut: Tani do të kemi miqësi me republikat separatiste

Ukraina, Koreja e Veriut: Tani do të kemi miqësi me republikat separatiste

Koreja e Veriut ka njohur zyrtarisht pavarësinë e dy “republikave popullore” separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore, atyre të Donetskut dhe Luhanskut, duke u bërë vendi i tretë në botë që e bën këtë pas Rusisë dhe Sirisë.

Ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut Choe Son-hui u dërgoi letra të mërkurën homologëve të saj në Republikën Popullore të Donetsk dhe Republikën Popullore të Luhansk, njoftoi agjencia zyrtare KCNA, duke i informuar për vendimin e Phenianit për të njohur pavarësinë e tyre.

Në letër shprehej “vullneti për të zhvilluar marrëdhëniet shtet me shtet me ato vende në idenë e pavarësisë, paqes dhe miqësisë”.

Gjithashtu të mërkurën, në përgjigje të lëvizjes së Koresë së Veriut të parashikuar nga ambasada e saj në Moskë, Ukraina njoftoi se kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Phenianin, në bazë të kundërshtimit të drejtpërdrejtë mbi njohjen e rajoneve separatiste.

Koreja e Veriut kohëve të fundit deklaroi lidhjet e saj të ngushta me Rusinë, me gjithë dënimin ndërkombëtar për pushtimin e saj në Ukrainë, duke ia atribuar krizën midis Moskës dhe Kievit “politikës hegjemoniste” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy