
Regjisori Saimir Kumbaro ishte një nga të ftuarit e emisionit të mbrëmjes së sotme të emisionit “Arnautistan” në MCN TV.
Duke folur për kinemanë ndër vite, Kumbaro tha se më parë filmi ishte më i arrirë dhe i kushtohej më shumë vëmendje, përveç pjesës propagandistike. Ai tregoi se para viteve ’90 janë bërë 280 filma, por sot sipas tij nuk ka buxhet për të realizuar filma.
“Gjithnjë punët i kam bërë me qejf. Regjisorët kanë qenë skalionet kryesore, por gjithnjë vinin pas skenaristit. Filmi shqiptar nuk ka buxhet, unë nuk e bëj dot filmin me një buxhet të tillë. Unë nuk mund të shkoj në dyert e bizneseve dhe të them më jepni 5 lekë të bëj filmin. Filmi i mirë do pare. Në gjithë botën filmi futet tek industritë sepse ka treg, shitet. Ne nuk futemi tek industritë. Ne e nxjerrim filmin në kinema dhe pastaj ai vdes. Po e mori ndonjë televizion të jep një thërrime. Më parë filmat ishin më të arrirë, i kushtonim më shumë vëmendje. Ne kemi bërë 280 filma para ’90-ës. Ka filma që sot e kësaj dite cilësohen shumë të mirë, pjesën propagandistike”, tha Kumbaro.



