Reeker për TvT: Demokraci do të thotë të jesh pjesë e institucioneve, SHBA do të monitorojë (VIDEO)

Reeker për TvT: Demokraci do të thotë të jesh pjesë e institucioneve, SHBA do të monitorojë (VIDEO)

Asistentsekretari për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ambasadori Philip T. Reeker, thotë se marrëveshja e 5 qershorit, e cila u miratua sot nga Parlamenti shqiptar, është një lëvizje në drejtimin e duhur.

I pyetur nga korrespondenti i TvT në Nju Jork, Robert Papa, lidhur me reformën elektorale në Shqipëri, z. Reeker tha se mbetet domosdoshmëri përfshirja në institucione e të gjitha palëve politike.

Ai theksoi se SHBA do të vijojë ta monitorojë këtë aspekt si bazën mbi të cilën ngrihet demokracia.

Kryeministri Rama ka prishur marrëveshjen e reformës elektorale që u firmos në ambasadën tuaj. A do ta tolerojë ende Departamenti i Shtetit kryeministrin shqiptar?

Ne e mirëpritëm marrëveshjen dhe e cilësojmë një hap në drejtimin e duhur. Jemi të kënaqur me punën e ambasadores Kim, e cila ia ka dalë të japë ndihmën e saj që të ecet në këtë drejtim. Shqipëria është vend aleat i NATO-s, kandidate për anëtarësim në BE. Unë kam disa vite që jam përfshirë në atë pjesë të botës. Ka zhvillime të tjera në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme për ne që të shohim që të gjitha palët e spektrit politik të jenë pjesë e institucioneve. Kjo është demokracia dhe në këtë aspekt ne do të anagazhohemi, do ta monitorojmë dhe do ta ikurajojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy