
Grupi islamik palestinez, Hamas, nuk është i hapur për të negociuar mbi shkëmbimin e të burgosurve me Izraelin gjatë konfliktit, tha të hënën një anëtar i zyrës politike të militantëve në Doha.
"Operacioni ushtarak është ende duke vazhduar... prandaj aktualisht nuk ka asnjë shans për negociata për çështjen e të burgosurve apo ndonjë gjë tjetër", tha Hossam Badran, një zyrtar i Hamasit, për AFP nga Doha.
Katari ka tentuar të negociojë lirimin e grave dhe fëmijëve izraelitë të kapur nga grupi militant dhe të mbajtur në Gaza në këmbim të lirimit të 36 grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet e Izraelit.
Ministria e Jashtme e Katarit konfirmoi për Reuters përfshirjen e saj në bisedimet ndërmjetësuese me Hamasin dhe zyrtarët izraelitë, duke përfshirë një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve.



