Qeveria ka kërkuar ndryshime në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, ku i lihet në dorë këtij organi, hartimi i akteve dhe procedurave për dhënien me koncesion të hidrocentraleve dhe termocentraleve private. Sipas projektligjit, koncesionet me vlera të mëdha në energjetikë, që i kalojnë 100 milionë euro, do të jepen me procedura të lehtësuara.



