Duraj: Diella në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Edhe dekreti i Presidentit po ashtu

Duraj: Diella në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Edhe dekreti i Presidentit po ashtu

Avokati Alban Duraj duke folur në emisionin “FactCheck” mbi ministren që operon me AI, tha se Diella është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligje të tjera. Sipas tij edhe dekreti i Presidentit ishte anti-kushtetues, pasi duhet një frymor për t’u betuar si ministër. 

 

"Jemi në një rast sui generis, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, s’kemi një ministër të tillë, dhe ky është risi sa i përket lajmit në mediat ndërkombëtare, por edhe ne na ka befasuar si qytetarë dhe juristë. 

Mendoj që është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligje të tjera që janë në funksion të veprimtarisë që ka një ministër. Kemi edhe një shkelje flagrante të nenit 93, 96 të Kushtetutës që përcaktojnë mënyrën si do kryhet emërimi i një ministri. Tregon që duhet të jetë njeri. 

Të bëjë betimin dhe të ketë ato cilësi që ka një deputet, kriteret të cilat zgjidhet një deputet. Është nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutës dekreti. Nuk mund të ngarkojë Presidenti kryeministrin apo anëtarët e tjerë të KM që të marrin menaxhimin e një ministre të quajtur Diella

Të ngrihej një ministri e Inovacionit dhe të merrej me ato ide që ka kryeministri. Megjithatë duhet të presim vendimmarrjen e gjykatës. Por unë mendoj personalisht që kemi të bëjmë me një veprim që bie ndesh me Kushtetutën. 

Unë besoj që jetëgjatësinë Diella do ta ketë të shkurtër, sepse mendoj që gjykata do ta shfuqizojë këtë dekret të Presidentit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy