Bankat në vend kanë shtuar këtë vit kredinë e dhënë jashtë kufijve e cila në total rezulton rreth 340 milionë euro në fund të qershorit.
Lidhur me këtë i ftuar në MCN Economi Elvin Meka u shpreh se pesha e kredisë jorezidenciale është e vogël krahasuar me totalin.
Ai tha se këto kredi në njëfarë mënyrë janë jashtë vendit dhe se vetëm disa banka janë aktive, të tjerat e kanë zero ekspozimin. Sipas tij, bankat jashtë kufijve rrisin kostot e mbikëqyrjes konsumatore.
Nga vetë emri jorezidentë janë të gjithë subjektet që se kanë një rezidencë zyrtare në Shqipëri, e realizojnë aktivitetin e tyre jashtë Shqipërisë, pra bëhet fjalë për shtetas apo kompani të huaja që ushtrojnë direkt ose indirekt në Shqipëri por rezidencën e kanë jashtë Shqipërisë.
Tani pse bankat japin hua kjo është e qartë për të dizertifikuar investimet e tyre dhe ky është një dizertifikim jashtë tregut që ka specifikat e tij ndryshe nga tregu vendas. Profilet e këtyre subjekteve janë disi të ngjashme me ato shqiptari. Është një qasje që nuk përbën ndonjë aspekt të veçantë, kryhet rëndomë në çdo shtet të botës dhe madje nga shifrat Shqipëria krahasuar me vendet e tjera pesha e këtyure kredive ëhstë e vogël.
Në njëfarë mënyrë ky është një investim që bankat shqiptare kryejnë jashtë kufijve shqiptare, kjo kredi, ky zë investimi zë një pjesë relativisht të vogël. Sektori bankar sa i përket tregut të huaj është relativisht ulët. Ka banka që se kanë fare këtë produkt, kanë zero ekspozim. Këtu bëhet fjalë për banka mbi mesataren, pra banka të mëdha.
I pyetur se sa lidhet me faktin që kemi depozitë të madhe në euro, Meka tha se Shqipëria ka një tepricë të theksuar likuiditeti në euro dhe se bankat duhet të tregohen shumë të kujdesshme në investimet e jashtme.
Sektori bankar ka një tepricë të theksuar likuiditeti në euro dhe më pak se gjysma e totalit të huave të dhënave është në euro në mënyrë të kuptueshme bankat duhet ti gjejnë vendin këtyre fondeve të tepërta dhe kjo depozitë sado me norma të ulëta të jetë është i shtrenjtë për një bankë që ta mbajë kot këtë sasi monedhe të huaj.
Edhe shifrat e thonë se investimi në këtë aset nuk përbën ndonjë gjë relativisht të madhe, por rritja e saj është shumë më e vogël se masa e rritjes së huasë qoftë në lekë apo monedhë të huaj. Bankat duhet të tregohen shumë të kujdesshëm, ku përveç aspektit të investimeve me shumë kujdes dhe në investimet e tyre jashtë, pra bankat janë të detyruara për të treguar vëmendje të madhe mirë administrimit financiar.
Kujdes jo vetëm për të mos u ekspozuar shumë, por dhe për tu treguar të kujdesshëm në drejtim të cilësisë së individit që e merr. Bankat jashtë kufijve rrisin kostot e mbikëqyrjes konsumatore.



