
Dy vjet pas marrjes së pushtetit në Afganistan "politikat e imponuara ndaj popullit afgan kanë çuar në shtypjen e vazhdueshme, sistematike dhe tronditëse të shumë prej të drejtave të njeriut, mes të cilave të drejtat për arsimim, për të punuar dhe për lirinë e shprehjes e tubimeve”.
Kështu deklaruan 30 ekspertë të Kombeve të Bashkuara, të cilët i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet për të mbështetur popullin afgan që po jeton në një krizë shumë të rëndë humanitare.
Rreth 16 milionë fëmijë nuk po marrin ushqim bazë apo kujdes shëndetësor, dhe gati 30 milionë afganë kanë nevojë për ndihmë, niveli më i lartë i të gjitha kohërave.
Kjo rënie ekonomike, kanë nënvizuar ekspertët, nxit praktika të dëmshme, diskriminuese, shtypëse dhe të dhunshme, si martesat e detyruara dhe ato të fëmijëve, abuzimi dhe shfrytëzimi ekonomik dhe seksual, shitja e fëmijëve dhe organeve, puna e detyruar e fëmijëve, trafikimi i qenieve njerëzore.



