Ndreu hedh poshtë akuzat e Berishës për sulmin ndaj Kaçajt: Qesharake! Salvadori ka punuar që të humbasë rivali im

Ndreu hedh poshtë akuzat e Berishës për sulmin ndaj Kaçajt: Qesharake! Salvadori ka punuar që të humbasë rivali im

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës, se ishte organizatori i atentatit ndaj Salvador Kaçajt.

Në një prononcim për MCN Live Ndreu i konsideroi akuzat si qesharake, duke e cilësuar Kaçajn “një matrapaz” që ka punuar kundër rivalit të tij Pashk Gjoni në garën për bashkinë e Lezhës.

Nuk e kuptoj për çfarë do ta vrisnim Salvadorin ne?! S’e kuptoj këtë histori! po për çfarë. Ai nuk përfaqëson asgjë, është një matrapaz që sillet vërdallë për të fituar ndonjë kredit. Sillet vërdallë nëpër lokale se ka dosje për doktorin. Është akuzë e neveritshme, sepse asnjë njeri afër meje s’i është afruar s’ka pasur incident me të. As e kam ditur që është në Lezhë sot, sepse unë s’e konsideroj fare faktor, as rrezik potencial. Berisha s’ka punë tjetër, që kur ka lindur ka lindur së prapthi. Është qesharake.  Ai ka punuar më shumë se të gjithë që të humbasë ky rivali që kam unë. Çfarë ka lidhje imazhi im me këtë ngjarje?! Unë do t’i denoncoj personat për fyerje publike dhe shpifje. Por nëse ky ka kontribut në këto zgjedhje e ka kundër rivalit tim, jo kundër meje.

Është karamele e vogël, s’ia vlen as të përmendësh emrin e tij, jo më...”

Ndër të tjera Ndreu tha se nuk ka asnjë dilemë që do të fitojë mandatin e dytë në bashkinë e Lezhës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy