Tjetër gjobë Shqipërisë, Tomorri: Shqiptarët do të paguajnë para për energji që nuk e konsumuan kurrë (VIDEO)

Tjetër gjobë Shqipërisë, Tomorri: Shqiptarët do të paguajnë para për energji që nuk e konsumuan kurrë (VIDEO)

Një mosmarrëveshje private e vitit 2012, kur shpërndarja e energjisë ishte e privatizuar tek kompania çeke CEZ, do të rëndojë në xhepat e taksapaguesve. Gjykata e Arbitrazhit në Zvicër e ka dënuar kompaninë publike të shpërndarjes së energjisë OSHEE me 10 milionë euro, një tjetër faturë që duhet paguar nga qytetarët shqiptarë.

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, gjatë një bisede në studion e lajmeve në MCN TV, tha se situata e vështirë financiare do ta detyrojë OSHEE-në të shkojë drejt një marrëveshjeje për shlyerjen me këste të kësaj gjobe.  

Në vitin 2012, CEZ nënshkroi një kontratë për blerje energjie nga kompania zvicerane EFT. Por meqë CEZ nuk shleu në kohë pagesat për energjinë, EFT e anuloi në mënyrë të njëanshme kontratën dhe e kërcënoi CEZ-in në abritrazh duke kërkuar dëmshpërblim për fitimin e munguar. Kjo do të thotë që taksapaguesit do të paguajnë nga xhepi për energjinë që nuk erdhi kurrë në Shqipëri.

Një mosmarrëveshje tregtare mes dy kompanive private u faturohet taksapaguesve. Është një sherr privat që transferohet në llogari publike dhe do të paguhet nga taksapaguesit. Sot OSHEE është në situatë të vështirë, për shkak të importeve të mëdha të energjisë dhe çmimit marramendës. Gjasat janë që të arrihet një marrëveshje për shlyerjen me këste.

OSHEE është në pamundësi për ta shlyer të gjithë gjobën me një pagesë, duke pasur parasysh nevojën që ka ajo për likuiditet. Ne po paguajmë para për energji që nuk është dorëzuar. EFT kërkon para për pjesën e munguar të fitimit të gjithë vitit.

Sipas gazetarit Tomorri, një rast i tillë krijon dyshimin se Shqipëria në arbitrazh ose nuk po mbrohet siç duhet, ose po sabotohet qëllimisht. Mungesa e transparencës nga ana e Avokaturës së Shtetit, sipas Tomorrit do të sjellë kosto të tjera për shqiptarët.

Çdo gjë që ndodh është përgjegjësi e qeverisë. Avokatura e Shtetit është qendra e një sistemi tërësisht të mbyllur, jotransparent dhe që prodhon fatura për qytetarët. Avokatura ka detyrim të publikojë çdo çështje por nuk e bën.

Tenderat për përfaqësimin e Shqipërisë në arbitrazh janë të mbyllur. Kemi parë rastin Beketi, ku faktohet se Avokatura nuk ka bërë mbrojtjen e duhur për të shpëtuar shqiptarët nga fatura. Ajo që është fakt është sistemi abuziv dhe jotransparent i ngritur në Avokaturën e Shtetit. Fijet e kësaj të fundit tërhiqen nga zyrat kryeministrore. Ky sistem duhet çarë sa më parë. Shqipëria ka humbur 300 e ca milionë në arbitrazhe. Janë 300 milionë euro që u janë marrë qytetarëve shqiptarë. Çdo gjë është jotransparente. Nëse ky sistem nuk çahet, ajo fatura e arbitrazhit do të vijë duke u rritur. Nëse nuk ka kërkesë llogarie dhe mbajtje përgjegjësie, të gjithë do të bëjnë të njëjtën gjë.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy