Izraeli nisi sulmet ajrore mbrëmjen e së hënës në tre lokacione në Luginën Bekaa, në pjesën lindore të Libanit. Reuters, duke cituar burime të mirëinformuara, raportoi se objektivat ishin depo armësh të Hezbollahut.
Ushtria izraelite deklaroi të shtunën se kishte në shënjestër një depo armësh të përdorur nga militantët e grupit të armatosur libanez Hezbollah në një sulm ajror, duke vrarë të paktën 10 persona, përfshirë dy fëmijë.
Që nga fillimi i luftës në Gaza, sulmet izraelite kanë shënjestruar rregullisht luftëtarët e Hezbollahut dhe vendet e lëshimit të raketave, por sulmet ndaj depove të armëve kanë qenë më të rralla.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarrin që kur Hezbollahu shpalli një “front mbështetje” me palestinezët menjëherë pasi aleati i tij Hamasi sulmoi komunitetet kufitare izraelite jugore më 7 tetor, duke shkaktuar ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 19, 2024
Israeli airstrike hits a large Hezbollah weapons depot in Baalbek, Lebanon.
Lots of secondary explosions pic.twitter.com/PRmPhGt6Ne



