Xhamia e Namazgjasë, e cila pritet të përfundojë në mars të vitit 2018, do të ketë një parkim nëntokësor me afro 200 vende si dhe parqe e qendra kulturore.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj së bashkë me kreun Komitetit Myslimanë të Shqipërisë inspektuan këtë të mërkurë punimet për ndërtimin e xhamisë. Veliaj theksoi se ky projekt nuk do t`i shërbejë vetëm besimtarëve por edhe qytetarëve të tjerë të Tiranës.



