
Mbi 200 studentë u arrestuan ditën e djeshme nga policia peruane brenda Universitetit Kombëtar të San Marcos gjatë një operacioni në kampusin ku të rinjtë, po protestonin aty që nga 18 janari.
Prokurori i Përgjithshëm Alfonso Barrenechea, tha se studentët e arrestuar u transferuan në zyrat e Drejtorisë së Antiterrorizmitdhe Drejtorisë së Hetimeve Kriminale), të dyja të vendosura në Il Cercado de Lima.
Magjistrati saktësoi se 20 prokurorë janë urdhëruar të shkojnë në selinë e departamenteve të marrjes në pyetje, së bashku me tetë mjekë ligjorë që do të kryejnë ekzaminimet ligjore mjekësore, për të konstatuar se të arrestuarit nuk paraqesin asnjë lloj problemi fizik.
Barrenechea deklaroi gjithashtu se demonstruesit, të cilët kanë ardhur në Lima nga Puno dhe Cusco për të marrë pjesë në marshimet antiqeveritare, kanë vepruar kundër ligjit duke hyrë dhe qëndruar në universitet pa autorizim nga organet kompetente.



