Kryeministri francez Edouard Philippe jep dorëheqjen, Macron planifikon krijimin e ekipit të ri

Kryeministri francez Edouard Philippe jep dorëheqjen, Macron planifikon krijimin e ekipit të ri

Kryeministri francez Edouard Philippe ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek presidenti Emmanuel Macron, pasi drejtoi qeverinë e tij për tre vjet.

Edhe pse Philippe konsiderohet më popullor se presidenti, qeveria La République En Marche (Republika në lëvizje) pati rezultate të dobëta të zgjedhjeve lokale në fundjavë.

Z. Philippe u takua me presidentin dhe ata ranë dakord që qeveria të jepte dorëheqjen.

Presidenti Macron premtoi një "rrugë të re" në një intervistë të botuar të premten, thotë BBC.

Ai erdhi në pushtet tre vjet më parë, por tani përballet me një krizë ekonomike pas pandemisë së koronavirusit. Është praktikë praktikë e zakonshme në Francë që një president francez të zëvendësojë një kryeministër gjatë mandatit pesë-vjeçar të njohur si "quinquennat".

“Edouard Philippe sot ka dorëzuar dorëheqjen e qeverisë tek Presidenti i Republikës, i cili e pranoi atë. Ai së bashku me anëtarët e qeverisë do të sigurojë trajtimin e punëve aktuale deri në emërimin e qeverisë së re”, ka bërë të ditur Presidenca në një njoftim për media.

E ardhmja e z. Philippe si Kryeministër ishte vënë në dyshim për disa javë, por gjithsesi ai fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Le Havre të dielën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy