Ministri i Financave Arben Ahmetaj, zhvilloi një takim me sipërmarrësit e qytetit të Durrësit dhe u bëri të ditur se në paketën e re fiskale që do të hartohet, s’do të ketë rritje të taksave.
Ministri u tha se nuk do të bëhet asnjë ndryshim tatimor, madje edhe akcizën që është parashikuar në ligj nuk do ta ndryshojnë, pra do të ketë ngrirje të akcizës në nivelin aktual.
Ministri tha se të vetmet ndryshime fiskale do të jenë lehtësimi i procedurave.



