
Në kohën kur në Tiranë ka filluar mbajtja e Samitit të BE-së, paraprakisht shërbimet inteligjente dhe ato të sigurisë së vendeve të BE-së, kanë kërkuar masa shumë herë më të forta sigurie në vend.
Ervin Karamuço, profesor i kriminalistikës në “MCN live” ka bërë të ditur se masat kanë arritur deri atje sa është kërkuar për herë të parë edhe masat specifike për lëndë radioaktive.
Janë futur në element që një muaj, organet inteligjente dhe organet ligj zbatuese, flasim këtu për Interpol, Europol, dhe për policinë e këtyre vendeve dhe për njësitë e ruajtjes së personaliteteve, të cilat kanë kanë shkëmbyer informacion gjatë gjithë kohës.
Madje kanë sjell liste me emra, me vende, me lokale, me vendbanime të caktuar për persona që duhet ët mbahen nën vëzhgim, deri edhe në neutralizim të tyre nëse do të ndihet e nevojshme, për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin për atë event kaq të rëndësishëm.
Një informacion që erdhi mbrëmë në orët ë vota të natës, shërbimet partnere që kërkonin më insistim qe të në gjitha ambientet jo vete të kërkohej për eksploziv por kërkohej edhe për lëndë radioaktive. Ishte hera e parë që kërkohej. Nuk ishte ne kuadrin e masave normale që kërkohej në protokollin e sigurisë, madje janë futur edhe ato që quhen aparatura radalert, aparatura që detektojnë rrezet alfa beta, gama, iks, janë futur edhe neper hotele apo vendet ku do të pushojnë pjesëmarrësit, poashtu dhe ne vendet tjera të punës.
Pra të kërkosh për lënde radioaktivë, do ët thotë që risku analizohet shumë herë më lart se sa një event i zakonshëm.
Pra kjo është masë e shtuar, jo nga ato që ne kemi pasur për protokolle dhe të sigurisë.



