Gjashtë vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Gjashtë vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Më 5 shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore, Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë.

 Sot është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore gjashtë vite më parë në Sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, Papa Françesku i njohu dy mrekulli të shërimit të të sëmurëve, pas vdekjes së saj më 1997.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Mësimet e para i mori në një shkollë në qytetin e Shkupit e në moshën 18-vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e murgeshave “Misionaret e Bamirësisë”.

Nga ky moment Nënë Tereza do të bëhej nëna e të gjithëve dhe jetën do t’ia kushtonte të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4.000 misionare dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës. Nënë Tereza nuk e pranoi asnjëherë famën e shprehej se gjithçka e bënte për hir të dashurisë së Zotit.

Për të kryer misionin, udhëtonte me një automjet gjysmë të shkatërruar. Kur Papa Pavli VI kryente një vizitë në Indi në 1964 i dhuroi limuzinën e tij por ajo e shiti, për të siguruar fonde për koloninë e lebrozëve.

Prej katër vjetësh ndërkaq, në Shqipëri, shenjtërimi i saj festohet kombëtarisht, duke e kujtuar si një humaniste e nobeliste e rrallë ndër dekada.

Misionare e palodhur për vjet e vjet radhazi, misioni i saj ishte dhurimi i dashurisë dhe shërbimi i përulur ndaj më të varfërve.

Titullin më të lartë të katolicizmit, ajo e mori kur në sheshin “Shën Pjetër” të Romës, Papa Françesku njohu dy mrekulli në shërimin e të sëmurëve. E gjitha, nëpërmjet lutjeve të saja.

“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”.

Këto do të ishin fjalët e Anjezës ndër vite shërbimesh ndaj të varfërve.

Sot, urdhri i Nënë Terezës, është i shtrirë në mbi 100 vende të botës. Në shërbim, janë 4 mijë misionarë, të cilët frymëzohen nga vepra e saj.

Një shqiptare e shekujve, prej gjashtë vjetësh, edhe e shenjtëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy