Inceneratorët, Llabani: SPAK ka administruar një tjetër dosje, mund të ketë arrestime të tjera (VIDEO)

Inceneratorët, Llabani: SPAK ka administruar një tjetër dosje, mund të ketë arrestime të tjera (VIDEO)

Gazetarja Anduena Llabani tha në studion e lajmeve në MCN Tv se përsa i përket hetimeve për inceneratorin e Tiranës ende nuk është parë një dritë jeshile duke shtuar se prokurorët e çështjes janë mjaft diskret duke dhënë si shpjegim që situata është shumë delikate.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Llabani u shpreh se për inceneratorin e Tiranës çështja ka mbetur pezull dhe se SPAK ende nuk ka konkluduar dhe se është në retushimin e informacionit.

SPAK ka nisur një hetim pas denoncimit të ‘Nisma Thurrje’ në gusht të 2020-s për një përfshirje të qeverisje në një afër që i kalonte shifrat miliona euro.

Në bazë të kallëzimit patëm një lukuni informacionesh dhe raporte të KLSH që kishin lidhje me disa kompani që ishte kontaktuar nga shteti për riciklimin e mbetjeve. Ky hetim edhe pse mori kaq vite kulmoi me arrestimin e Lefter Kokës dhe me njerëz të njerëz në administratë që ishin përfshirë. Për inceneratorin e Tiranës nuk kemi parë dritë jeshile, prokurorët janë diskret pasi sipas tyre çështja është delikate.

Kemi vetëm dy të arrestuar për inceneratorin e Tiranës, dokumentacioni është i madh, çështja ka mbetur pezull. Edhe pse patëm një komision, dhe informacion specifik nga LSI, kemi dy grupe hetImore që po punojnë për 3 çështje. Kemi masa të vendosur rishtazi, prokurorët nuk kanë konkluduar.

SPAK ende nuk ka konkluduar dhe duket se është ende në retushimin e informacionit.

Llabani tha më tej se SPAK ka administruar një tjetër dosje, të ashtëquajturën dosja nr.4 që ka lidhje me përfitimin e 6  miliardë lekëve që janë përfituar nga Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Nga informacionet e gazetares, gjatë hetimit janë zbuluar si janë çelur kompanitë dhe se mund të ketë dhe arrestime të zyrtarëve të  tjerë.

Ka të reja nga afera më e madhe në vend, ku dyshohet se janë përfshirë dhe ministra. SPAK ka administruar një tjetër dosje, dosja numër 4 që ka lidhje me përfitimin e 6 miliardë lekëve që dyshohet se janë përfituar nga Gugallja dhje Zoto që përfaqësojnë dy kompani .

Ka 5 muaj që hetohet, ka rezultuar që në bazë të provave dhe fatura janë bërë transaksione mes dy kompanive dhe të gjitha këto janë bërë me fatura falso. Janë përfituar 6 miliardë lekëve, e vetmja provë janë faturat që janë lëshuar nga kompanitë. Provat janë dërguar SPAK si kompetencë për çështjen dhe vetëm dje SPAK e  ka administruar atë.

Gjatë hetimit prokuroria ka zbuluar si janë çelur kompanitë.

Është çështje që do marrë kohë për hetime dhe verifikime dhe mund të shoqërohet me arrestime të tjera, nuk bëhet fjalë vetëm për ta, por kemi zyrtarë që kanë qenë pjesë të faturave, SPAK do të shkojë më tej nëse do të ketë vullnet.

Llabani tha se sipas disa burimeve Stela Gugallja ndodhet aktualisht në Austri, ndërkohë që për Klodian Zoton mendohet se ndodhet në Evropë dhe se i janë dashur më shumë se 3 pasaporta për të lëvizur. 

Gugallja dhe Zoto për më shumë se 9 muaj janë në kërkim ndërkombëtar.

Nuk u pa dhe pse kërkesa e SPAK shkoi me aq vonesë pranë Interpol. Pas 3 muaj që këta persona ishin të deklaruar të pandehur, INTERPOLI i shpalli në kërkim ndërkombëtar.

Gugallja ndodhet në Austri, INTERPOL është në proces për të bërë evidentim, arrestimin dhe ekstradimin e saj nëse do ketë vullnet, ndërsa për Klodian Zoton një nga më të lakmuar, nuk ka asnjë gjurmë. Flitet që Zoto të ketë lëvizur në disa shtete evropiane dhe i janë dashur më shumë se 3 pasaporta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy