Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë nesër kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku emri i propozuar nga SPAK është Joni Keta.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije:
“Dita e nesërme ora 11:00, KLP do të nisë një seancë maratonë, ku pritet të shqyrtojë dosjen e dorëzuar nga SPAK. Nga përbërja e Komisionit u propozua një nga shtatë emrat, dhe ai është zv.drejtuesi në detyrë Joni Keta. Do të ketë një mandat 5-vjeçar. Ka kaluar në një proces me 7 etapa për të arritur në renditjen, ku z.Keta u përzgjodh mes një prokurori dhe 4 efektivëve të policisë. Ndër 11 anëtarët e ditës së nesërme, do të mjaftonte një votim me maxhorancë. Nuk është e cilësuar në ligj që kërkohet votë unanime” .



