Deputeti socialist, Erion Braçe, thotë se është e neveritshme heshtja e mediave për rastin e Lezhës, ku kandidati i LSI-së, Viktor Tushaj, u filmua teksa i vendiste në xhep një zarf mbështetësi të dhunuar të partisë së tij. Në një postim në “Facebook”, Braçe shprehet se as institucionet shtetërore nuk kanë reaguar, duke e cilësuar këtë të turpshme. Braçe thekson se më shumë se gjesti duhet vënë theksi te burimi i parave të zarfit, duke njohur raportet e KLSH-së mbi punën e Tushajt si drejtor i AKBN-së që prej 2013-s.
Postimi i Braçes
"SHTYPENI" PARTINE E ZARFIT!!
Dje beri buje fakti i rende i zarfit ne xhep,
me leke, nga nje kandidat per deputet,
kryesues i listes se LSI ne Lezhe,
tek nje viktime, deshmitar i nje ngjarje kriminale pretenduar me sfond politik;
Ngjarje kyc ne strategjine e "viktimes fizike" te ketyre zgjedhjeve.
Zarfi ishte me leke dhe ska me asnje pike dyshimi kjo gje;
Kandidati i LSI e pranoi burrerisht kete por
duke njollosur burrerine e malesise!!
Pas kesaj, dy gjera me bejne pershtypje;
E para,
E gjithe media e shkruar sot,
ishte shitur po me leke;
Asnje gazete, zero, nuk e kishte ne faqe te pare "zarfin me leke" ne Lezhe.
Ky eshte tmerr!
A e dini pse?
Sepse nga dje, nuk ka me fushate.
Nga une i pari, e kemi lene fushaten, po bejme roje, diten e me shume naten.
Ruajme partine apo partite e zarfit!!
Eshte java e saj, e tyre, nata eshte pjesa me e rendesishme per ta.
E di, do thoni:
Normale!
Vetem normale nuk eshte!
Eshte turp!
Por eshte krim i madh!
Ndaj heshtja sot ne gazeta qe nuk shiten e blihenbper tu lexuar, por per te fshehur e favorizuar nje krim masiv elektoral, eshte e neveritshme.
E dyta, te gjitha institucionet shteterore, perfshire dhe kete zevendeskryeministren teknike, ministrin e Brendshem, policine e shtetit, Prokurorine mbi te gjitha kane heshtur ne menyren me te turpshme;
A eshte kapje kjo?
Paralajmeron jo zgjedhje, por nje treg te madh vote qe do kriminalizoje masiviaht zgjedhjet.
Kandidati i LSI i perfshire ne skandal, ka qene dy mandate kryetar bashkie;
Tani eshte drejtor i Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore, institucioni me i korruptuar ne vend qe administron pasurine me te madhe ne vend.
I korruptuar jo sot, prej nje jete, posaçerisht pas rikthimit ne qeveri te Sali Berishes, vecanerisht pas qeverise se perbashket PD-LSI.
Lexoni raportet e KLSH per kete institucion dhe kete periudhe e do kuptoni cfare krimini kane bere ketij vendi prej AKBN.
Kjo e ben edhe me te rende pyetjen qe se ben kerkush prej dje;
NGA DOLEN PARATE E ZARFIT DJE?!
Eshte themelore per gjithkend te dije burimin e ketyre parave!!



